Transmetuar më 21-10-2017, 14:59

Policia e Shijakut e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, ka ushtruar kontrolle të befasishme në akset rrugore, lokale e ambiente të ndryshme, për kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në një lokal bastesh sportive, është kapur në flagrancë një person që kishte me vete një armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me 20 fishekë.

Gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës si rezultat i  kontrollit të ushtruar nga policia u arrestua Selman Krasniqi, 37 vjeç.

I dyshuari në momentin që policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qera prej tij, ka hedhur armën e zjarrit në sheshpushimin e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga FNSH-ja dhe policia lokale.

Në përfundim të veprimeve të rastit, policia vuri në pranga 37-vjeçarin nga Shijaku.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al