Transmetuar më 21-10-2017, 08:25

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me pamje nga parku i Orikut në Vlorë.

Ai ka publikuar një video në Facebook ku shkruan, “Mirëmëngjes dhe me këto mbresa të vizitorëve në Parkun e rilindur Arkeologjik e Natyror të Orikut në Vlorë, ju uroj një të shtunë të qetë”.

Por komentuesit nuk ndalen, duke i kujtuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe akuzat e tij për trafik droge.

“Nuk është koha dhe as momenti për këto përralla z.Kryeministër. Ndihmo mikun tënd z.Tahiri. Çliroje nga kjo masakër që po e merr me vete”, shkruan një qytetar.

Një tjetër shton, “Mirëmëngjes mos i hiq imunitetin Tahirit, mos i jep krahë PD dhe LS. Mbas Tahirit ata do kërkojnë zgjedhje para kohe”.

Një komentues tjetër i shkruan, “Mirëmëngjes njeriu më i zgjuar e më frikacaku për rrjedhojë. Tahiri u mbrojt mesazhi u dha, amerikanëve si dalim dot e ti zëmë rrugën”.

“Po po, por gjetkë e kemi hallin këto ditë, kot e ke, nuk na e daravit vëmendjen”, shkruan një tjetër.

Një komentues ndalet duke komentuar prokurorët e çështjes ‘Tahiri’, “Bo diçka për Gjykatat burrë i dheut !!! Është turp të na përfaqësojnë Gjykatën e Prokurorinë disa prokurorë amator që e kanë marrë diplomën ne kohen e xhaxhit Sali me shishe rakie!! Është shumë e trishtë të mendosh që në Gjykata kemi prokuror pa pikë profesionalizmi!!”

Edhe më i rëndë vjen një tjetër koment, “Lëri këto ka…iqe po merru më Sajen se s’ta kena dhonë votën me shkatërru PS”. /a.y/noa.al