Transmetuar më 21-10-2017, 07:58

Mbrëmjen e së premtes këngëtari Seldi Qalliu dhe partnerja e tij me të njëjtin profesion, Mimoza Shkodra zyrtarizuan lidhjen e tyre.

Në një ceremoni intime, vetëm me rrethin e ngushtë familjar, Mimoza dhe Seldi u fejuan.

Por çifti nuk ka rezistuar dot, duke ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale një fotografi si të fejuar.

Ata kanë publikuar një fotografi ku tregojnë duart me unazat në gisht.

“Jeta ime”, shkruan Seldi. Ndërkohë Mimoza shton “Të dua”.

Çifti janë përfolur prej kohësh, por vetëm pak javë më parë konfirmuan lidhjen, e cila u pasua me fejesë. /a.y/noa.al