Transmetuar më 20-10-2017, 22:45

Një avokate është kërcënuar me jetë mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Mësohet se bëhet fjalë për avokaten me inicialet A.Z, sipas burimeve të “Panoramës”.

Asaj i është thyer xhami i makinës tip “Volksëagen” në një nga lagjet e Tiranës.

Më pas, është konstatuar se brenda makinës i është lënë një letër kërcënuese dhe një kallëp tritoli.

Policia, pas denoncimit, ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve e ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “kanosje” dhe “shkatërrim prone”.

Ende nuk ka një emër të dyshuar për ngjarjen.

Foto ilustruese