Transmetuar më 20-10-2017, 19:52

Një burrë i cili humbi gruan e tij, mbeti i shokuar kur pa infermierin duke bërë seks me kufomën e gruas së tij, në momentin kur u fut në spital për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Tani Gover Macuchapi 27-vjeç po përballet me akuzë të rëndë, marrëdhënie seksuale me kufomën e një pacienteje e cila ishte e shtrirë në spitalin ku ai punonte.

Shefi i policisë Douglas Uzkivano, ka deklaruar se incidenti kishte ndodhur një orë pasi pacientja 28-vjeçe kishte vdekur në klinikën e La Paza.

“Familjarët e gruas së vdekur kishin shkuar në spital për të paguar shpenzimet e trajtimit të saj. Ndërkaq burri ishte futur në morg ku kishte parë një infermier duke bërë seks me gruan e tij të ndjerë”, ka shtuar ai.

Burri, identiteti i të cilit nuk dihet, tha për mediat se kishte goditur maniakun seksual kur e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte. Ndërkaq, infermieri është munduar të arsyetojë veprimin e tij duke thënë se ishte në gjendje shoku.

“Diçka ka ndodhur. Më duket sikur të ishte në ëndërr. Momenti tjetër më kujtohet goditja e burrit të gruas së ndjerë”, ka shtuar ai. /k.k/noa.al/