Transmetuar më 20-10-2017, 18:50

Një fëmijë fare i vogël ka humbur jetën në mënyrën më tragjike të mundshme. Vogëlushi vetëm 26 muajsh, humbi jetën i shtypur nga televizori i cili i ra sipër, teksa vogëlushi tentonte që ta ndizte.

Tragjedia ndodhi në Leverano, në Salento të Italisë, paraditen e kësaj të enjte.

Vogëlushi i seksit mashkull, ishte fëmijë i vetëm, ndërsa në momentin e tragjedisë ndodhej në shtëpi me të ëmën.

Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i së ëmës, vogëlushi u ngjit në etazherin ku ndodhej televizori, duke rrëzuar televizorin e modelit të vjetër.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, vogëlushi gjeti vdekjen. /a.y/noa.al