Transmetuar më 20-10-2017, 15:04

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon lidhur me diskutimet në Këshillin e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend, ku po diskutohet kërkesa për heqjen e imunitetit dhe më tej arrestimi i deputetit Saimir Tahiri.

“Ky është Edi Rama: Ka futur njerëz për mospagesë dritash në burg ku janë vetëvrarë, ka futur në burg qytetarë të varfër për ca tulla mur të shtuar pa leje”, shkruan Basha në Facebook.

Më tej ai shton se Rama do të mbajë të lirë bashkëpunëtorin e tij dhe të krimit të organizuar të kapur në flagrancë para syve të gjithë botës nga antimafia italiane në trafik droge dhe armësh.

“Ky është narkoshteti. Kjo duhet të marrë fund”, deklaron Lulzim Basha.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procedimin penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Tahiri akuzohet se ka marrë shpërblime nga grupi kriminal “Habilaj”, për të favorizuar trafikun e drogës. /a.y/noa.al

Këshilli diskuton heqjen e imunitetit të Tahirit, Rama: Muhabet pazari, presim prova