Transmetuar më 20-10-2017, 14:52

Një letër kërcënuese dhe lëndë eksplozivi është hedhur në një makinë të parkuar në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme, e enjte, në rrugën “Panorama”, 42-vjeçares A.Z., banuese në Tiranë, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Volsvagen”.

Brenda mjetit të saj u gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një letër me shkrim kërcënues dhe një kallëp i dyshuar lëndë eksplozive.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes ndërkohë që aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga ana e uniformave blu, po punohet për të zbuluar konflikte të mundshme që mund të ketë pasur 42-vjeçarja. /a.y/noa.al

Foto ilustruese