Transmetuar më 20-10-2017, 13:44

Bazuar në formën e hundës, është e mundur të zbulosh karakteristika të personalitetit tënd të cilat ndoshta edhe nuk i keni ditur që i keni.

Hundë e vogël- Një person shumë alegro dhe shoqëror. I ëmbël dhe emotiv. Janë persona të predispozuar për polemika dhe për t’u mbyllur në vetvete, në mënyrë që të ruajnë jetën private.

Hundë e gjatë- Është një person që e di mirë se çfarë do, madje është edhe pak kokëfortë. Përkushtohet shumë, sidomos për ta bërë jetën më me gjallëri, falë udhëtimeve dhe aktiviteteve përherë të reja. Kush e ka hundën e gjatë mund të jetë një person i papjekur, e pak i kënaqur nga çfarë e rrethon. Ka vështirësi të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të pranojë mendimin kundër.

Hund-shkaba ose hunda me kurriz- Personalitet shumë i fortë. Person shumë pasionant dhe tepër karizamatik.

Hundë me maje të varur- Janë persona që janë gjithmonë të pakënaqur. Përgjithësisht kush e ka këtë hundë është një person pesimist. Dhe ka shumë frikë e skepticizëm nga e ardhmja.

Hunda e mprehtë- Janë persona me karakter të komplikuar, shkruan FemratNews. Duan gjithmonë të të imponojnë arsyetimet e tyre.

Hunda përpjetë- Janë persona shumë të vëmendshëm dhe reflektojnë shumë. Adhurojnë të vëzhgojnë çdo gjë dhe janë shumë objektivë.

Hundë perfekte- Persona mendjemëdhenj dhe të vetëkënaqur. /b.l/noa.al/