Transmetuar më 20-10-2017, 10:31

FOTO: Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Vahap Yeroglu - Drejtor i Grupit të IT-së Inovacionit dhe Prokurimeve, Përfaqësues të SAP Quality Awards

Aplikimi zgjidhjes së Menaxhimit të Komunikimit në Biznes së ALBtelecom nëpërmjet programit SAP është përzgjedhur si fituesi çmimit të artë prestigjioz “SAP Quality Award”.

Pas një vlerësimi profesional të të gjitha kategorive të cilësisë, ky çmim i është dhënë ALBtelecom, kompanisë më të madhe të telekomunikacionit në vend, pasi ka përmbushur të gjithë kriteret e cilësisë, të përcaktuara nga SAP për implementimin e sistemeve mbështetëse të biznesit.

Vlerësimi është kryer nga një juri e pavarur, pjesë e së cilës ishin drejtues projektesh nga shtete të ndryshme dhe kompanitë më prestigjioze të fushës.

Me çmimet SAP Quality vlerësohen klientët që kanë shkëlqyer në zbatimin e zgjidhjeve softuerike të SAP duke përdorur parimet e cilësisë së SAP për:Planifikimin, ekzekutimin dhe menaxhimin në mënyrë efektive; Realizimin me shpejtësi dhe me kosto të ulët të implementimit dhe përmbushjen e kërkesës së  biznesit për vlerësim të shpejtë si dhe për thjeshtim të proceseve të biznesit dhe ofrim të përfitimeve të rëndësishme për kompaninë.

Aplikimi i zgjidhjes së Menaxhimit të Komunikimit në Biznes nëpërmjet SAP tek ALBtelecom sjell shumë përfitime, mes të cilave, zëvendësimin e platformës Call Center me platformën Contact Center, një platformë të centralizuar për kanale të ndryshme kontakti, mundësinë për të integruar platformën me SAP Landscape ekzistuese, fushëpamje 360 gradë të konsumatorëve të cilët kanë kontaktuar me ALBtelecom.

Të gjitha këto zhvillime kanë patur një impakt të rëndësishëm në përmirësimin e përvojës së klientit, gjenerimin e informacionit në kohë reale të klientit për agjentët, reduktimin e OpEx (kostoja e mirëmbajtjes) si dhe për sigurimin e një panorame të vetme të llogarisë së klientit për agjentët. 

FOTO: Skuadra e implementimit të procesit: Almir Bici, Erand Baci,  Elton Shateri