Transmetuar më 16-10-2017, 20:58

Të qarat e një fëmije kanë rezultuar fatale për dy grabitës, të cilët janë arrestuar pas këtij episodi.

Ata ishin kthyer në makthin e pronarëve të makinave në Itali, ndërsa kryenin vjedhje në parkingjet e kryeqytetit.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se ata prej kohësh ishin vënë në ndjekje të tyre.

Bëhet fjalë për një rumun 21-vjeç dhe për një shqiptar 25-vjeç.

Ata kanë rënë në pranga falë të qarave të një fëmije në një shtëpi. Pas konstatimit nga policia, efektivët kanë kontrolluar dhe konstatuan shqiptarin dhe rumunin, duke i prangosur menjëherë. /k.k/noa.al/