Transmetuar më 16-10-2017, 18:39

Një vajzë e re në Gjirokastër ka përjetuar momente ankthi dhe frike, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme nga ish i fejuari i saj.

Gjatë ditës së djeshme, e diel, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K., 34 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij erdhi pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon ish të fejuarën e tij 18 vjeçaren Xh.R., banuese në Gjirokastër, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Sipas deklaratës së vajzës në komisariat i riu nuk pranonte dot ndarjen, dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka shqetësuar, duke i kërkuar rilidhje martesore.

Lidhur me rastin materialet u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/