Transmetuar më 16-10-2017, 15:48

Marinës dhe Getoarit u duhej të prisnin pak për të shkuar për muaj mjalti, kjo për shkak të impenjimeve të shumta që çifti kishte.

Një ditë pas dasmës madhështore të mbajtur në Gjirin e Lalëzit, Marina u pa menjëherë në TV Klan pasi duhet të ishte e pranishme në mbledhje ku do të diskutohej për emisionin e ri që pritet të nisë së shpejti, e ndërsa Geti kishte koncerte.

Megjithatë pritja padyshim ia vlejti. Çifti kishte zgjedhur Xhamajkën e largët si vendin e parë ku do të udhëtonin zyrtarisht si burrë e grua.

Pas parajsës xhamajkane e cila zgjati më shumë se një javë, Marina dhe Geti kanë vazhduar muajin e mjaltit në një tjetër shtet, kësaj here në Italinë e afërt.

Bukuroshja ka postuar një video në Instastory e bërë me efektin ‘boomerang’ ku shfaqet duke iu hedhur në krah Getit. /b.l/noa.al/