Transmetuar më 16-10-2017, 14:22

Një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe italianë e cila merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, u shkatërrua nga policia italiane.

Më konkretisht goditja u bë mëngjesin e sotëm, e hënë, në zonën e Catanias, pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria në ngarkim të 11 të dyshuarve, gjë që çoi në arrestimin e katër italianëve dhe tre shqiptarëve.

Ndërkohe për katër të tjerët u lëshua një urdhër arresti në nivel ndërkombëtar.

Gajtë operacioni të koduar “Trëndafili i erës”, u sekuestruan 20 mijë euro para të thata.

Hetimet ndaj tyre nisën në maj të vitit 2015, kur anijet e stacionit detar të Messina, bllokuan pranë brigjeve të Riposto, një peshkarexhë e cila vinte nga brigjet shqiptare, e ngarkuar me 900 kilogramë marijuanë, dy automatikë kallashnikov dhe qindra municione.

Të arrestuarit e ditës së sotme janë nga Catania, Antonio Reila 44 vjeç, i konsideruar si pikë referimi për klanet mafioze, për shkak të posedimit të lëndëve narkotike, Vincenzo Spampinato, 42 vjeç, Gianluca Passavanti, 37 vjeç dhe Angelo Busacca, 37 vjeç nga Raguisa.

Ndërkohë shqiptarët e arrestuar janë Moisi Habilaj 39 vjeç, Maeridian Sulaj 39 vjeç dhe Fatmir Minaj 55 vjeç. /a.y/noa.al