Transmetuar më 16-10-2017, 08:59

Një person ka mbetur i plagosur rëndë i përplasur nga një autobus, mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit të Unazës së Re në Tiranë, ku një autobus i linjës Kombinat-Kinostudio, ka përplasur një të moshuar.

I aksidentuari si pasojë e dëmtimeve të marra u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia po merr në pyetje shoferin e autobusit.

Paraprakisht mësohet se i aksidentuari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, po kapërcente rrugën në momentin që u përplas nga makina. /a.y/noa.al

Foto ilustruese