Transmetuar më 15-10-2017, 21:23

Ajo është një nga vajzat më të diskutuara në portalet shqiptare për shkak të tipit të saj moskokëçarës.

Ajo ka qenë një Miss dhe tashmë është pjesëmarrëse në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”.

Fjala është për Xhensila Peren.

E pyetur në “Thumb”, Xhensila ka rrëfyer shumën marramendëse që i kanë ofruar djemtë për të kaluar një natë me të.

Deklarata e saj ka bërë bujë pasi ajo ka shtuar një detaj që ka kapur vëmendjen e të gjithëve:

Më ka shkruar një djalë i një biznesmeni në Zvicër, kishte hotelin e vet. Më ofroi diku tek 250 mijë euro që të shkoja vetëm një natë me të.

Por e bukur ishte fjalia e fundit. Më pas do të flesh vetëm në suitë.