Transmetuar më 15-10-2017, 18:25

Këto janë pamjet e aksidentit të frikshëm, që ndodhi pasditen e sotme në rrugën Transballkanike, në Vlorë.

Pamjet e përcjella nga noa.al, tregojnë automjetet e përmbysura, çka vërteton se përlasja ka qenë e fortë.

Aksidenti ndodhi në rrugën Transballkanike, ku mësohet se shkak ka qenë një makinë tip BMW, e cila ka përplasur më pasur tre automjete të parkuara.

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se mjeti BMW ecte me shpejtësi tej normave të lejuara. Mësohet se një person është plagosur në gjendje kritike në këtë aksident.

Drejtuesi i automjetit tip BMW ka humbur kontrollin shumë pranë rrethrrotullimit, duke goditur bordurën e saj dhe duke dalë nga rruga e duke goditur fillimisht dy automjetet tip Benz dhe më pas atë Renault. Në fund, ka përfunduar përmbys.

Drejtuesi i automjetit i cili ishte i vetëm në makinë, është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës, ku paraprakisht mësohet se gjendja e tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/