Transmetuar më 15-10-2017, 13:18

Një sherr masiv ka ndodhur në orët e natës së mbrëmshme në Terni të Italisë, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka mbetur i plagosur me thikë në qafë, pas një sherri që kishte pasur me një 37-vjeçar nga Moldavia.

Shkak për sherrin ku janë përfshirë disa persona dyshohet të jetë bërë një borxh i pakthyer.

Ndonëse kishin shkuar për t’u sqaruar, moldavi ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar shqiptarin në qafë. Menjëherë pas plagosjes i riu shqiptar është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është vënë në pranga edhe i dyshuari për këtë ngjarje, 37-vjeçari nga Moldavia.