Transmetuar më 15-10-2017, 11:44

Prej kohësh Anxhelina Hadërgjonaj është duke punuar me producentë të njohur të fushës së muzikës në Hollywood dhe këtë fakt e ka deklaruar edhe e ëma e saj, Albëria, në intervista të ndryshme mediatike.

Studiot muzikore i marrin asaj pjesën më të madhe të ditës, kështu që vështirë të ketë një angazhim tjetër veç muzikës. Të paktën për momentin.

Megjithatë, e vërteta është që Albëria nuk mendon kështu për të bijën. Sepse deri më sot është ajo që ia heq të gjitha shpenzimet Anxhelinës dhe në gjithë këtë kohë të gjatë, ka ardhur momenti që artistja ta përballojë vetë jetën.

E gjendur në Tiranë për të qenë pjesë e Masterclass-it të grimierit me famë ndërkombëtare Ariel Tejada, Anxhelina u gjend edhe para mikrofonit të “Thumb”, për të rrëfyer më shumë detaje për jetën e saj në Los Angeles. Pas pyetjes ku i gjen lekët, ajo përgjigjet me të qeshur:

“Ah, lekët… Për momentin, mami është burimi kryesor. Të gjithë kur shohim njerëz të tillë në Instagram, themi ‘uaaa, çfarë jete’, por edhe ne kemi ato vështirësitë.

Në Instagram paraqesim momentet më të mira, më të lumtura, që dukemi më mirë, nuk është gjithmonë ashtu normalisht”, thotë Anxhelina duke shtuar se e ëma, është burimi kryesor i të ardhurave, e cila ia përsërit çdo ditë të njëjtin refren: gjej punë! /b.l/noa.al/