Transmetuar më 15-10-2017, 10:57

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit ku një vajzë e mitur 15 vjeçe është përdhunuar nga një 55 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur që në muajin mars të këtij viti, por frika dhe turpi e pengonin vajzën që të denonconte përdhunuesin e saj.

Por pas këtij akti të rëndë historia ka marrë një tjetër rrjedhë pasi e mitura ka mbetur shtatzënë dhe nën presion tregon se fëmija është fryt i një përdhunimi.

Ditën e djeshme vajza e mitur ka ndërmarrë hapin e madh duke bërë kallëzimin në polici, çfarë ka çuar edhe në arrestimin e 55 vjeçarit Ligor B., banues në Njësinë Administarive Velçan.

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë më datë 14.10.2017 në prani edhe të psikologes, nga 15-vjeçarja, e cila ka deklaruar se Ligori në muajin mars të vitit 2017, ka kryer me këtë të fundit në banesën e saj, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe për pasojë kjo shtetase ka ngelur shtatzënë.

Nga ana e Policisë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç". /b.l/noa.al/.