Transmetuar më 15-10-2017, 08:05

Alban Dudushi dhe Bieta Sulo janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Të ftuar në “Thumb”, çifti ka ndarë disa momente nga jeta e tyre përtej TV, si ka nisur dashuria e tyre: kush kujdeset më shumë për Kroi Artin, si është të punojnë të dy së bashku në të njëjtën punë.

Takimi i tyre i parë ka ndodhur në ambientet e punës, atëherë kur Bieta ishte thjesht një studente, por që spikati me idetë e saj tek “shefi”, Alban Dudushi.

“Fillimi i mbarë gjysma e punës”, është shprehur Bieta me shaka. “Fillimi ka qenë profesional totalisht. U prezantuam në Top Show, Albani ishte shefi dhe vazhdon të jetë ‘the boss’”.

Gjithashtu çifti ka rrëfyer edhe “taktikën” që kanë përdorur për të fituar zemrën njëri- tjetrit, Albani me fjalët e bukura, e ndërsa Bieta me zgjuarsinë e saj. 

“Është i ëmbël. Të bën të dashurohesh më fjalët që nxjerr nga goja edhe kështu ma mori mendjen duke më folur për hënën, për yjet, për meteorët”, ka shtuar Bieta.

Po Bieta si i a ka fituar zemrën Albanit? Edhe për këtë e kemi një përgjigje. “Bieta u fut si të thuash në redaksinë e Top Show ndërkohë që ishte ende studente dhe me thënë të drejtën filloi të spikaste që atëherë përsa i përket propozimeve, ideve, mënyrës si diskutonte. Bënte një lloj diference me moshataret e saj. Të paktën mua më dukej kështu”, ka treguar Albani. /b.l/noa.al/