Transmetuar më 14-10-2017, 21:33

Skuadra e Lazios befasoi Juventusin në Torino në takimin e luajtur pasditen e sotme duke fituar me rezultatin 2-1.

Protagonist në këtë takim u bë portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha i cili arriti të priste një 11-metërsh përballë Dybalas në fundin e takimit.

Media italiane sportive, “Tuttomercatoweb” ka shkruar fjalë të mëdha duke folur me superlativa për portierin e talentuar shqiptar.

Por ajo e ka tepruar në mënyrë të papranueshme duke e cilësuar Strakoshën si "një zot i ulur në tokë që sot ka bërë mrekullira".

“Si një zot i ulur në tokë sot bën mrekullira. Bën një veprim mendje lehtë para Higuain por i shkon mirë. Në fillim ndal Higuain, më pas në minutën e 97’ kupton krahun e penalltisë së Dybalas dhe i jep fitoren skuadrës”, shkruan Tuttomercatoweb, duke e ekzagjeruar rëndshëm.

Kujtojmë që pak javë më parë edhe portieri Etrit Berisha, i cili luan për Atalantën, priti një 11-metërsh kundër Juventusit, përballë po të njëjtit lojtar./a.k/noa.al/