Transmetuar më 12-10-2017, 14:55
Publicitet

Tentohet të digjet një makinë e parkuar, e cila ishte lyer me benzinë. Gjithçka ka ndodhur natën mes të martës dhe të mërkurës në qytetin e Vlorës.

Në lagjen “Isa Boletini”, është tentuar të digjet me lëndë djegëse, benzinë, automjeti i parkuar tip “Volksvagen”, në pronësi të shtetasit V.Ll., 62 vjeç, banues në Vlorë.

Mësohet se pavarësisht se i ishte vënë flakë, mjeti nuk ishte djegur, duke pësuar fare pak dëmtime.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për vlerësim, si dhe po punohet për zbardhjen e konflikteve të mundshme që mund të ketë patur 62-vjeçari. /a.y/noa.al

Loading...