Transmetuar më 12-10-2017, 12:49

Një automjet është përfshirë nga flakët paradisten e kësaj të enjte në rrugën e Shëngjinit në Lezhë.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se mjeti tip BMW me targë  AA733GL, në pronësi të shtetases V.K., banuese në Lezhë dhe përdorim të shtetasit K.M., sapo e kanë parkuar pranë një lokali në rrugën e Shëngjinit, automjeti ka filluar të nxjerrë tym nga kofano por e kanë fikur menjëherë.

Si pasojë e flakëve automjeti është dëmtuar pjesërisht, kryesisht në pjesën e përparme të tij.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaqet për marrjen flakë të automjetit kanë qenë aksidentale. 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./b.l/noa.al/

Foto arkiv