Transmetuar më 12-10-2017, 10:56

Pak orë pas atentatit të mbrëmjes së të mërkurës ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, policia e Lushnjes ka shoqëruar në polici nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin.

Nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjes Aldo Bare (Alfred Shkurti), u shoqërua pasi dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit të ndodhur në vendin e quajtur “Ura i Çelëve”, ku u ekzekutuan me breshëri automatiku 23 vjeçarin Zamir Latifi si dhe 22-vjeçari Jurgen Hoxha.

Mësohet se Xhulio është kushëri me të ndjerin Jurgen Hoxha, i cikli është djali i një biznesmeni, ndërkohë që Latifin e kishte shok.

Në dëshminë e dhënë në polici Xhulio Shkurti ka thënë se ishte tek berberi kur ndodhi ngjarja.

Krahas viktimave në atentatin e djeshëm mbetën të plagosur dhe 26-vjeçari Marius Xhepexhiu pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe një kalimtar i rastit, Bujar Turku 66 vjeç. /a.y/noa.al

Atentati me dy të vdekur dhe dy të plagosur, një nga viktimat i afërm i Aldo Bares

Atentati me dy të vdekur dhe 2 të plagosur në Lushnje, publikohen fotot e viktimave

Lushnje, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur nga atentati në mes të qytetit

Dy të vrarë dhe një i plagosur në atentatin e Lushnjes, identifikohen viktimat