Transmetuar më 12-10-2017, 08:49
Publicitet

Të shkosh jashtë shtetit për të bërë ndërhyrje estetike është një praktikë shumë e përhapur, por që mund të ketë kosto përtej normales.

Tre vajza kineze fundjavën e lënë pas fluturuan drejt Koresë së Jugut, e cila njihet si parajsa aziatike e kirurgjisë plastike.

Tre shoqet rreth 20 vjeçe, bën një sërë ndërhyrjesh në fytyrë, ashtu siç donin, të paktën deri në momentin kur u nisën.

Por vajzat e ënjtura dhe të fashuara prej operacioneve, mbetën të bllokuara në aeroport.

Pasaportat që iu treguan policëve doganorë nuk korrespondonin me fytyrat e tyre, shkruan noa.al.

Fotografia e vajzave në aeroport bëri bujë në të gjithë Azinë, ndonëse nuk është e qartë se për sa kohë mbetën të bllokuara para se të ktheheshin në shtëpi. /a.y/noa.al

Loading...