Transmetuar më 11-10-2017, 17:43

Mijëra apo miliona përdorues të Facebook nuk janë në gjendje që të lidhen me rrjetin social as nëpërmjet kompjuterit dhe as nëpërmjet telefonit.

Shumica e përdoruesve e raportuan si “ndërprerje totale” që do të thotë se faqja as nuk ngarkon por as nuk lejon që të futesh në llogari.

Ndërprerja e ndodhur pasditen e sotme, e mërkurë, nuk i lejon përdoruesit që të bëjnë postime.

Sajti ‘Down Detector’, i cili përmbledh mendimet e njerëzve në rrjetet sociale rreth një teme të caktuar, tregon shumë përdorues duke e raportuar këtë problem i cili ka prekur një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe shumë shtete në Europë.

Një përdoruesi i Facebook, ka publikuar një mesazh online ku shkruhet “Facebook do të kthehet shumë shpejtë. Faleminderit për durimin tuaj, ndërkohë që përmirësojmë sajtin”. /a.y/noa.al