Transmetuar më 11-10-2017, 14:00
Publicitet

Këngëtarja Zajmina Vasjari vijon të mbetet një prej femrave më seksi në vendin tonë.

Ndërsa ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ajo ka publikuar fotografinë e parë ku tregon barkun.

E veshur me një fustan të zi mjaft seksi, ku ekspozon gjinjtë, duket fare pak barku i rrumbullakosur.

“23 javëshe shtatzënë”, shkruan Zajmina në fotografinë e publikuar në Instagram, ku duket se nuk ka ndryshuar aspak.

Pas shumë vitesh në një lidhje të konsoliduar, disa muaj më parë, lajmi se këngëtarja Zajmina Vasjari i dha fund marrëdhënies së saj me të dashurin, u bë kryefjalë e portaleve dhe mediave rozë.

Por Shën Valentini kishte ruajtur një surprizë për bukuroshen e njohur. Në Maldive, ajo dhe partneri i saj konfirmuan ribashkimin dhe fejesën.

Zajmina është e fejuar me një biznesmen në Tiranë, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh. /a.y/noa.al

Loading...