Propozimi për martesë është një moment që mbahet mend përjetë nga çiftet, por kur lidhja i ka dhënë frytet, nuk mund të përjetohet më mes partnerëve.
Ndoshta për këtë arsye një burrë anglez nga Southport, Steven Tresadern, vendosi që të mos e përjashtojë djalin e tyre Carter, vetëm 8 muajsh, nga ky moment kaq i rëndësishëm për familjen.
Burri la mënjanë darkën romantike mes të dyve, me lule dhe unazë, por vendosi që mesazheri të ishte Carter, shkruan noa.al.
Në një nga radhët kur nëna e të voglit Hollie Peers, po e ndërronte, ajo u gjet përballë surprizës speciale.
Në truporen që mbante veshur i vogli shkruhej, “Mami, do të martohesh me babin?”
Reagimi i parë i Hollie ishte habi, ndërsa më pas i dhuroi një buzëqeshje Steven dhe mes lotëve i tha “po”. /a.y/noa.al