Transmetuar më 09-10-2017, 22:43
Publicitet

Shqipëria e mbyll me humbje ndeshjen e fundit përballë Italisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Kombëtarja shqiptare është mundur me rezultatin 1-0 nga Italia, në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ka qenë futbollisti Antonio Candreva ai që na ka ndëshkuar me një gol të realizuar në minutën e 73’ të takimit.

Goli ka ardhur në një moment që Kombëtarja shqiptare po zhvillonte një ndeshje tejet të mirë dhe me raste.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura.

Ndërkaq në dy takimet e tjera të vlefshme për grupin tonë, Spanja mundi Izraelin në transfertë me rezultatin 1-0, Ndërsa Maqedonia mundi thellë Lihtenshtejnin me rezultatin 4-0.

Renditja e grupit vijon kështu: 1.Spanja me 25 pikë, 2. Italia me 20 pikë, 3. Shqipëria me 13 pikë, 4. Izraeli me 12 pikë, 5. Maqedonia me 8 pikë, 6. Lihtenshtejni 0 pikë.

Më poshtë mund të ndiqni golin e shënua nga Italia në “Loro Boriçi”./a.k/noa.al/