Transmetuar më 08-10-2017, 20:57

Një vajzë e re nga qyteti i Lezhës ka denoncuar humbjen e laptop-it të saj në fugon kur po udhëtonte drejt Shkodrës.

Ajo ishte së bashku me të dashurin e saj i cili i kishte bërë gjëmën.

Mungesën e laptopit vajza e vuri re kur mbërritën në Shkodër, ku edhe banonte me djalin që i kishte propozuar për martesë.

E kapur në panik, pasi brenda kishte gjëra me rëndësi dhe intime, ajo ka dashur të shkojë në Polici, por i dashuri e ka penguar duke u justifikuar se nuk kishte vlerë dhe nuk mund ta bënin veten për një laptop.

Edhe pse e vuri në dyshim reagimin e djalit, Zoti ia solli përpara sysh të vërtetën e hidhur. Pak ditë pasi kishte ndodhur kjo, në telefonin e të dashurit vjen një mesazh të cilin e hap vajza pasi i dashuri ishte në dush. Kur sheh tekstin kupton gjithçka.

Djali kishte bashkëpunuar me një shokun e tij dhe ia kishte vjedhur laptopin në fugon të cilin më pas e kishin shitur.

I dashuri i vajzës thuhet se kishte borxhe dhe shfrytëzonte të renë nga Lezha për t’i vjelur apo edhe vjedhur para. /ShkodraNews/

Nëse ke dhe ti një histori që dëshiron ta rrëfesh, por edhe të kërkosh mendimin e lexuesve, si dhe fjalën e psiologut, na shkruaj në [email protected]. Ne do të publikojmë historinë e treguar prej jush duke censuruar plotësisht identitetin dhe vendbanimin tuaj dhe personave të tjerë që ju mund të përmendni. Kurse psikologia e kontraktuar nga NOA.al do t’ju përcjellë ndihmën e saj.