Transmetuar më 07-10-2017, 09:10

Ishulli i Krishtlindjeve çdo vit kthehet në një vend turistik në Australi për shkak të emigrimit të gaforreve të kuqe që pushtojnë rrugët. Bëhet fjalë për miliona gaforre të vogla, të cilat pasi kanë dalë nga vezët, udhëtojnë drejt oqeanit.

Nënat e tyre i kanë lënë vezët në zona të pyllëzuara dhe pasi ato çelin, duhet të shkojnë drejt Oqeanit Indian, për të vazhduar jetën. Një femër e vetme mund të bëjë deri në 100.000 vezë.

“Ishte një nga spektaklet më të mrekullueshme që kam parë ndonjëherë, çdo mëngjes për ditë të tëra, bregdeti i limanit (dhe gjetkë në të gjithë ishullin) ishte pikturuar me ngjyrë të kuqe me një qilim të heshtur të foshnjave gaforre në breg të cilat lëviznin në drejtim të bregut duke shkuar në brendësi. Rrugët, trotuaret, madje edhe muret e ndërtimit u mbuluan nga ato”, u shpreh Jess një turiste e ishullit.

Gaforret e kuqe duhet ta mbajnë trupin e tyre të lagësht dhe kjo është arsyeja që ato presin sezonin e shirave, që iu sigurojnë kushtet ideale për udhëtimin e vështirë, i cili zgjat deri 9 ditë.

“Ishte udhëtimi më i mirë që kisha bërë ndonjëherë, dhe qëndruam aty për disa javë, të magjepsur plotësisht nga kjo parajsë ishullore”, shtoi Jess.

Ky fenomen përsëritet çdo vit dhe pamjet janë të mrekullueshme, saqë të duket sikur po shikoni një dysheme ngjyrë të kuqe që lëviz. /b.l/noa.al/