Transmetuar më 06-10-2017, 21:34
Publicitet

Përfundon me rezultatin 3-0 pjesa e parë e takimit mes Spanjës dhe Shqipërië. Djemtë e Panuçit rezistuan vetëm 15 minuta, pasi Rodrigo hapi serinë e golave në të 16-ën.

Nuk vonoi shumë dhe Spanja shënoi golin e dytë me anë të Iskos. Spanja ishte dominuese në çdo repart dhe Shqipëria pësoi golin e tretë në minutën e 27.

Alkantara përfitoi nga një krosim i bukur nga e djathtë dhe me kokë trefishon rezultatin.

Shqipëria u përpoq të reagonte por pa finalizuar. Edhe pse me 5 mbrojtës, iberikët e patën mjaft të thjeshtë për të depërtuar në hapësirat e portës.

Mbeten edhe 45 minuta për t’u luajtur. /k.k/noa.al/