Transmetuar më 06-10-2017, 19:54
Publicitet

 Më pak se një orë nda ndajnë nga ndeshja e madhe mes Spanjës dhe Shqipërisë, që do të luhet në shtëpinë e iberikëve.

Skuadra jonë përfaqësuese duket se do të tregohet e kujdesshme duke vendosur në mbrojtje 5 lojtarë. Porta do të mbrohet nga Etrit Berisha, i cili mban edhe shiritin e kapitenit, në mungesë të Ansi Agollit.

Të besuarit e repartit të mbrojtjes janë Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla.

Në repartin e mesfushës, Panuçi ka rreshtuar Xhakën, Kaçen dhe Memushajn, ndërsa në sulm, Grezda dhe Llullaku.

Ndërkohë spanjollët vijnë me këtë formacion. Në portë, De Gea. Në mbrojtje, Odriozola, Pike, Ramos, Hordi Alba, në mesfushë Saul, Koke, Tiago, dhe në sulm Silva, Isko dhe Rodrigo. /k.k/noa.al