Transmetuar më 04-10-2017, 20:24
Publicitet

Një person i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një gruaje dhe fëmijën e saj, i ka thënë policisë se ndihej i lumtur për krimin e bërë, por i vinte keq përse nuk kishte vrarë edhe burrin e shtëpisë.

Aaron Barley, 24 vjeç, pranoi vrasjen e Tracey Wilkinson, 50 vjeç dhe Pierce, 13 vjeç, në shtëpinë e tyre familjare në Stourbridge, West Midlands, pasi familja me dashamirësi u përpoq ta ndihmonte për t’u rikthyer në jetën normale.

Gjithashtu, ai kishte postuar në internet kërcënime të tipit “vrasje zbavitëse”, dhe “të gjithë ju do ta paguani”, të cilat u zbuluan vetëm disa javë para vrasjes së dyfishtë.

Në sulmin e egër, Aaron, i veshur me të zeza dhe i armatosur me thikë kuzhine, e goditi në mënyrë makabre gruan plot 17 herë, ndërsa djalin e goditi 8 herë në dhomën e tij.

Barley i tha oficerëve të policisë: “I copëtova. Ishte një rrëmujë e rrallë. I vrava ata dhe unë jam i lumtur që e kam bërë këtë. Jam i kënaqur që kam vrarë dy, por jam i mërzitur që nuk e kam vrarë atë (Peter). /k.k/noa.al/