Transmetuar më 23-09-2017, 19:20

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.

Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në këtë qytet.

Sipas burimeve policore, ora shënonte rreth 12:50, kur vajza me adoleshentja me iniciale A.P., ka konsumuar fostoksinë në banesën ku jetonte në lagjen “Afrim i Ri”.

Veprimi ka rezultuar fatal për vajzën e re.

Ajo është gjetur nga familjarë në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital.

Vajza 19-vjeçare ka ndërruar jetë rreth orës 14:45.

Dyshohet se vajza ka konsumuar fostoksinë në gjendje të rënduar psikologjike.

Materialet për rastin i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.