Transmetuar më 23-09-2017, 16:53

Një ngjarje e rëndë me pasojë vrasjen ka tronditur Shkodrën gjatë ditës së sotme.

Mësohet se pas një konflikti familjar, rreth orës 15:50, xhaxhai dyshohet se ka goditur me thikë nipin e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen Vojo Kushi, në afërsi të teatrit "Migjeni".

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se Bujar Kuçi, 62-vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) nipin M.K., 33-vjeç,  i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Falë veprimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/