Transmetuar më 23-09-2017, 08:05

Është qëlluar me armë zjarri banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Më konkretisht rreth orës 3 të mëngjesit persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës.

Nga informacionet paraprake nga të shtënat me armë zjarri tip kallashnikov nuk raportohet për të lënduar.

Mësohet se plumbat kanë prekur murin e shtëpisë ndërsa në brendësi të banesës janë gjetur dy plumba.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /b.l/noa.al/