Transmetuar më 22-09-2017, 17:45

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti në një takim ambasadorin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Donald Lu.

Në fillim të takimit, kryediplomati amerikan Lu, e uroi ministren Xhaçka për detyrën e re në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Xhaçka shprehu vlerësimin e saj për marrëdhënien e shkëlqyer mes dy vendeve tona dhe e garantoi ambasadorin Lu, për vullnetin e qeverisë shqiptare, për t’i forcuar akoma më tej këto marrëdhënie.

Ministrja Xhaçka dhe ambasadori Lu biseduan gjithashtu edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të forcimit të partneritetit dhe sigurisë në vend.

Ambasadori Lu shoqërohej në këtë takim nga atasheu ushtarak dhe shefi i Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak në Ambasadën Amerikane në vendin tonë. /b.l/noa.al/