Transmetuar më 22-09-2017, 17:18

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, duke publikuar dhe videon që reagoi më herët në një deklaratë për media ku është shprehur se Basha ndihet mirë në një kasolle, dhe se nuk do një gradaçelë.

Astrit Patozi, ka shprehur shqetësimet e tij për atë për gjithë sa ndodhi dje në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

“Duhet të ndalim degradimin e mëtejshëm të PD. Basha po kërkon t’ia faturojë anëtarësisë përgjegjësinë për humbjet. Për të është më mirë një kasolle, ku është pronar i vetëm, se sa një gradaçel, ku ka edhe aksionarë të tjerë”, shkruan Patozi.

Për Patozin nuk është e qartë akoma sesi do të vijë ky imponim nga brenda Partisë Demokratike, sepse kundërshtarët e Bashës nuk kanë asnjë plan tani për të krijuar një parti të re.

“Ne do i imponohemi me forcën tonë, kam bindjen se demokratët janë të shumtë që duam një parti tjetër demokratike. Ne do imponohemi me presionin që anëtarësia e PD do e detyrojë zotin Basha të mbajë një qëndrim tjetër”, deklaroi Patozi. /b.l/noa.al/