Transmetuar më 22-09-2017, 17:01

Një luan deti ka prekur zemrat e mijëra personave teksa shfaqet në një video me sytë e përlotur për humbjen e të voglit të saj.

Sipas "Daily Mail", këlyshi ngordhi pasi lindi para kohe. Në videon që mund ta shihni më poshtë shihen edhe përpjekjet e nënës luaneshë e cila përpiqet që të sjellë në jetë vogëlushin e saj.

Videoja është regjistruar në një plazh në San Diego nga aktivistja në mbrojtje të kafshëve të egra Andera Else Hahn, e cila e postoi atë në rrjetin social Facebook nga e cila mori mijëra klikime.

"Njerëzit kanë tendencën të mendojnë se janë të vetmit që vuajnë humbjen e një fëmije. Kjo video që tregon një luaneshë deti që vajton për humbjen e vogëlushit të saj, do t’ju tregojë të kundërtën"", shkruan Hahn.

Aktivistja që filmoi videon, u kthye në plazh të nesërmen për të parë nëna luaneshë kishte qëndruar me fëmijën e saj gjatë natës aëpo ishte larguar. "Ajo është ende me foshnjën e saj. Ende me fëmijën e saj të ëmbël”, shkruan ajo. /b.l/noa.al/