Transmetuar më 22-09-2017, 16:16

Konsumimi i tepërt i sheqernave dhe mosmbajtja e një higjiene të rregullt orale, shkatërron dhëmbët e mijëra personave në gjithë botën.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Sheffeld në Britani kanë identifikuar mekanizmin përgjegjës për rigjenerimin e dhëmbëve të peshkaqenit.

Sipas studimit të publikuar nga revista "Developmental Biology" rigjenerimi i dhëmbëve të peshkaqenit ndodh për shkak të disa qelizave epiteliale.

Studimet kanë provuar se këto qeliza gjenden gjithashtu edhe tek njerëzit. Pra sekreti për të pasur dhëmbë të përjetshëm qëndron tek nofulla e peshkaqenit.

Gjatë jetës peshkaqenët humbasin shumë dhëmbë dhe i zëvendësojnë brenda disa muajsh.

Ekipi i drejtuar nga studiuesi Gareth Fraser ka shqyrtuar embrionet e një peshkaqeni të llojit "mustak" duke identifikuar grupin e gjeneve përgjegjëse për programin e "rigjenerimit të përhershëm".

Fraser deklaroi se lajmi i mirë është që këto gjene janë përgjegjëse edhe për zhvillimin e dhëmbëve të njerëzve. /b.l/noa.al/