Transmetuar më 22-09-2017, 15:15

Klaudia Pepa, gjatë një videomesazhi për ish-bashkëshortin e saj, në studio televizive, e quajti Albi Nakon, "vëllai im i madh". Asgjë tjetër nuk u interesonte më komentuesve që, te videoja e baletit të Klaudias, te fotot e programit me Albi Nakon, kudo që shihnin njërin prej të dyve, të kritikonin, por edhe fyenin balerinën e talentuar që përdori fjalën vëlla për ish-bashkëshortin.

Tingëllon çuditshëm sa të duash në të vërtetë, por komentuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Njëri pas tjetrit ata kanë përsëritur idenë që Klaudia çdo gjë e arriti nga Albi dhe tani që u bë e njohur në Itali e la atë dhe madje e quan edhe vëlla, sepse, sipas analizës së komentuesve, mes tyre nuk ka pasur dashuri.

Motra e Klaudias dhe e ëma janë munduar të kthejnë përgjigje në komentet që janë bërë në videon e balerinës, por që as merren fare me baletin, por vetëm me fjalët dhe jetën e saj.

"Në një martesë të shëndetshme burri ose gruaja nuk janë vetëm dy qenie që dashurohen si të tillë. Dashuria është akoma më e pastër kur njeriun që ke përkrah e quan në radhë të parë shok, vëlla e me pas burrë. Sepse të arrish të krijosh një marrëdhënie të tillë me personin e zemrës atëherë gjithçka shkon mirë dhe sidomos në rast divorci gjërat ndahen me mirëkuptim dhe marrëdhënia vazhdon e paqtë.

Por nuk do jenë të gjithë me horizont të hapur e njerëz të thellë që mos t’i marrin ato ç’ka thuhen aq shabllon e sidomos t’i sjellin gjërat siç duan vetë. Sepse nuk do dimë të bëjmë dallimin mes njerëzve, karaktereve, kulturës ose niveleve. Ju nuk ka çfarë ju duhet si e quan ajo Albin tashmë që nuk janë më bashkë. Nuk besoj se duhej ta quante "ish-bashkëshorti" pasi atë marrëdhënie të afërt mbajnë.

Ka mbaruar dashuria si burrë dhe grua dhe ka mbetur si shokë apo vëlla. Me vjen keq që jeni kaq të ceket. Po të kishit aq mend sa thoni e bëni, nuk do flisnit kaq rendë e pa respekt. Sepse një njeri i mençur nëse ka një pakënaqësi që i ka vrarë veshin apo një këshillë, e thotë në mënyrë të kulturuar e jo duke përdorur fjalë të tipit "legene, trape, fytyrë e deformuar" e sidomos kur fytyrat tuaja janë më keq se vetë e keqja. Njerëz të ulët e pa kulturë!", shkruan Pamela Pepa.

Ndërkohë që mamaja e Klaudias, ka shkëmbyer disa komente duke kërkuar një gjuhë qytetare nga komentuesit ndaj së bijës, por edhe duke u bërë thirrje të mos jenë aq të sigurt për hipotezat e tyre që kjo histori me martesë dhe ndarje në televizion ishte shumë e shëmtuar, sepse ndoshta janë larg së vërtetës. "Të shëmtuar e bëni ju me komentet tuaja apo s’e kuptoni sa shumë po futeni në jetën e tjetrit", thotë mamaja e Klaudias./b.l/noa.al/