Transmetuar më 22-09-2017, 12:26

Kur foli me drejtuesit e shkollës dhe me agjentët e policisë, të cilët shkuan për ta kërkuar, shpërtheu në të qara duke thënë, “Nuk dua që ta humb tim shoq”.

Por më pas u detyrua të pranojë, “Po kam bërë seks me katër nxënës. Por nuk e dija që njëri prej tyre ishte i mitur, më gënjeu, më tha se ishte 18 vjeç dhe unë e besova”.

Një justifikim që do i kushtojë shtrenjtë pavarësisht lotëve dhe pendimit për tradhtinë.

Jessie Loren Goline, 25 vjeçe, docente arti në Marked Tree High School të Jonesboro, në Arkansas, SHBA, u arrestua këtë të mërkurë nën akuzën e abuzimit seksual ndaj një të mituri dhe tashmë rrezikon nga 10 deri në 40 vite burg.

Jessie u kishte dërguar nxënësve fotografi me pullë të kuqe në celular dhe ato ishin prova që e fundosi.

Por njëri pas tjetrit ajo nuk kënaqej lehtë, aq sa nxënësit, ndonëse e martuar i merrte në shtëpinë e saj, ndonjëherë më shumë se një në të njëjtën ditë.

Gjithçka zgjati nga muaji janar deri në prill të vitit 2016, kur në shkollë nisi një hetim, pas denoncimit të një prindi i cili akuzoi Jessie se kishte shkuar me disa nxënës, madje e kërcënoi edhe fizikisht, shkruan noa.al.

Që nga ai moment nisi një hetim i gjatë, gjatë të cilit nxënësit u detyruan të rrëfejnë lidhjen me mësuesen.

Ndërkohë në 31 tetor, pritet seanca e radhës ndaj gruas, ku pritet të jepet edhe dënimi. /a.y/noa.al