Transmetuar më 22-09-2017, 12:09

Plagoset në mënyrë të mistershme një efektiv i policisë i cili ishte në detyrë në zonën e Bathores, në periferi të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku në sallën e komandimit të policisë së kryeqytetit ka ardhur njoftimi për një punonjës policie të plagosur me mjet prerës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimi paraprak rezulton se tek rrethrrotullimi i Bathores, punonjësi i patrullës, Z.P., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë i planifikuar me shërbim patrullë këmbësore është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar i cili është larguar.

Punonjësi i policisë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese