Transmetuar më 22-09-2017, 11:43

Një vajzë e re është vënë nën hetim në gjendje të lirë pas publikimit të një njoftimi në Facebook.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçare italiane nga Milano, e cila kishte bërë një publikim online ku thoshte se ishte pesë muajsh shtatzënë dhe se pas lindjes, donte ta shiste fëmijën për ofertën më të mirë.

Çmimi fillestar ishte 10 mijë euro, por realiteti është krejt ndryshe nga ai që duket.

Hetimet nisën nga policia e sinjalizuar nga lajmërimi në faqen e Facebook “Blej dhe shes”, ku ishte publikuar edhe ekografia e fetusit.

Gruaja u identifikua dhe u vu nën hetim. Rezultoi se ajo ishte e martuar dhe punonte si ekonomiste, si dhe pohoi autorësinë e njoftimit, duke shpjeguar se ishte një provokim për të krijuar çorientim tek përdoruesit.

Për ta bërë të besueshëm njoftimin, siç shkruan noa.al, publikoi edhe një ekografi të cilën e kishte marrë nga një grup online për nënat. /a.y/noa.al