Transmetuar më 22-09-2017, 11:13

Dy persona janë vënë në prangat e policisë të dyshuar për së paku dy raste vjedhjesh banesash në Shkodër.

Pasditen e djeshme u arrestuan Besmir Gjonaj 24 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër dhe Kristjan Arra 25 vjeç, banues në lagjen “Partizani” të qytetit verior.

Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohen se më 10 shtator kanë vjedhur me thyerje banesën e 74-vjeçarit L. H., banues në lagjen “Guerrile” Shkodër.

Gjithashtu dyshohen se më 13 shtator, kanë vjedhur me thyerje banesën e J. B., 58 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola” Shkodër.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim për të zbuluar raste të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al