Transmetuar më 21-09-2017, 18:31

Gjaku rridhte pa pushim nga një varr dhe për 20 minuta rruga u mbush prej tij. Një skenë e denjë për film horror, ajo me të cilët u përballën banorët e qytezës së Baton Rouge, në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 15 shtator.

Banorët panë gjakun që dilte pranë një varri pranë një agjencie funebre, duke mbetur të shokuar.

U desh disa ditë që të sqarohej situata, por lajmi bëri bujë në të gjithë botën, për shkak të misterit që fshihte pas.

Nga hetimet e para u zbulua se rrjedhja e lëngut me përbërje gjaku, ndodhi për shkak të dëmtimit të një rezervuari të agjencisë funerale, për shkak të bllokimit të një valvule.

Megjithatë autoritetet siguruan se nuk ka asnjë rrezik ndotje për zonën dhe se tubat e agjencisë funebre, nuk janë të lidhura direkt me ato publike.

Për të zbuluar më shumë lidhur me ngjarjen që terrorizoi banorët, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al