Transmetuar më 21-09-2017, 18:18

Policia e Tiranës ka sekuestruar dy llogari bankare, një apartament dhe një dyqan në Tiranë, të dyshuar si të ardhura nga krimi.

Policia e kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, gjatë ditës së sotme ka sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në kuadër të planit të masave “Vjeshtë 2017” për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, u bë sekuestrimi i pasurive.

Më konkretisht u sekuestrua një apartament 100 metër katrorë dhe dyqan 80 m2 në ngarkim të shtetasit A.C., një llogari bankare me vlerë 460 mijë dollarë në ngarkim të shtetasit Y.D., dhe një llogari me vlerë 200 mijë dollarë në ngarkim të shtetasit D.Sh.

Këto sekuestrime u bënë në bazë të materialeve të referuara në Prokurori nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. /a.y/noa.al