Transmetuar më 13-09-2017, 20:14

Gjashtë vite burg ka dhënë një gjykatë në Angli, për një shtetas shqiptar dhe bashkëpunëtoren e tij nga Çekia, të cilët akuzohen për trafik klandestinësh.

Gjykata e Lutonit dënoi 34-vjeçarin shqiptar, Eduart Lleshi, dhe Katarzyna Kopec 36 vjeç nga Çekia.

Të dy organizonin trafikun e emigrantëve ilegalë për të hyrë në Britani të Madhe.

Mësohet se ata e nisnin trafikun nga Belgjika, ndërsa klandestinët transportoheshin përmes kamionëve, që drejtoheshin nga shoferë çekë.

Thuhet se shqiptari dhe çekja merrnin 6 mijë paund për çdo klandestin që kërkonte të shkonte në Britaninë e Madhe.

36-vjeçari dhe vajza kishin kontrabanduar 17 emigrantë shqiptarë në mënyrë të paligjshme në Britani, prej një periudhe nga Janari në Mars të vitit 2015, raportojnë mediat britanike.

 Përveç dy organizatorëve, policia ka arrestuar edhe tre shoferë çekë. /k.k/noa.al/